Ndarja nga jeta e Artan Lames, bashkëshortja prek me fjalët: Të dua përjetësisht zemërbardhi im

Mirela Dhono Lame ka bërë një dedikim në rrjetet sociale për bashkëshortin e saj, Artan Lame, i cili ndërroi jetën në Gjermani mëngjesin e sotëm.
"Une jam Tani dhe do jem pergjithmone! TE DUA PERJETESISHT ZEMERBARDHI IM”, shkruan ajo.
Ditën e djeshme u dha lajmi se ish-kreu i Kadastrës Artan Lame ishte ndarë nga jeta, por në mbrëmje ky lajm është përgënjeshtruar nga gazetari Blendi Fevziu në nisje të emisionit të tij dhe nga avokati Genc Gjokutaj me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Fevziu deklaroi se Lame është ende në jetë dhe ndodhet në koma cerebrale. Gjithashtu ai u shpreh se ky lajm është një kërkesë e familjes së tij, që një gjë që nuk ka ndodhur të mos bëhet fakt i kryer ndërsa shtoi se Lame ndodhet në gjendje të vështirë shëndetësore.
Edhe avokati Genc Gjokutaj ka thënë me anë të rrjeteve sociale se lajmi i rremë i vdekjes se Artan Lames është një nga gjestet më antihumane dhe antietike të mediave të cilat e kanë shpërndarë sot gjithë ditë. Ndër të tjera ai i uron Lames rikuperim të shpejtë dhe të plotë.
Ndërkohë paraditen e sotme lajmin për ndarjen nga jeta të Lames u konfirmua sot nga nëna e tij e cila me anë të një postimi në Facebook, shkruan se nuk i bën dora që të shkruaj për humbjen e djalit të saj. Diana Lame thekson se kur trupi i Artanit të mbërri në Tiranë, do të njoftoi në lidhje me procedurat e mëtejshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


