Ndërtimi pa leje në Sarandë, Gjykata lë në burg për 30 ditë ish-shefin e Komisariatit

19 Maj 2026, 18:33 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ndërtimi pa leje në Sarandë, Gjykata lë në burg

Gjykata e Sarandës ka caktuar këtë të martë masat e sigurisë për katër efektivët e Komisariatit të Sarandës, të ndaluar nga AMP për dyshime mbi favorizimin e ndërtimeve pa leje në Sarandë dhe Ksamil.

Prokurorët Silvana Belishta dhe Esmeranda Basho kërkuan masën “arrest në burg” me afat 45 ditë për ish-shefin e Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari, dhe specialistin e zonës Robert Çulli.

Ndërsa për oficerët e krimeve Andi Duro dhe Ajdin Islamaj, prokuroria kërkoi masën “arrest në shtëpi”.

Por në përfundim të seancës, gjyqtari Shkëlzen Liçaj vendosi të ulë masën për Gëzim Bashllarin dhe Robert Çullin nga 45 në 30 ditë “arrest në burg”.

Ndërsa për dy oficerët e tjerë, Andi Duro dhe Ajdin Islamaj, gjykata la në fuqi masën “arrest në shtëpi”.

 

Po ndodh...