Analiza e New York Times: Cilat vende po fitojnë miliarda dollarë nga lufta në Iran dhe cilat po humbasin?

Konflikti ushtarak mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar tronditjen më të madhe të tregjeve energjetike në historinë moderne, duke e zhytur botën në një krizë të paprecedentë të naftës. Rënia e ndjeshme e prodhimit të naftës së papërpunuar dhe bllokimi i rrugëve kryesore detare kanë sjellë rritje të fortë të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Sipas të dhënave të përpunuara nga S&P Global Energy Commodities at Sea dhe Argus Media, të analizuar nga New York Times, ndryshimet në eksportet detare të naftës kanë riformatuar balancën ekonomike globale, duke krijuar fitues dhe humbës të qartë.
Shtetet e Bashkuara rezultojnë përfituesi kryesor, me një rritje të eksporteve prej rreth 145 milionë fuçi dhe të ardhura shtesë që vlerësohen në 50 miliardë dollarë. Pjesa më e madhe e fitimeve ka shkuar për kompanitë private, ndërsa pritet që ndikimi në ekonominë reale të jetë i shpërndarë përmes taksave dhe dividendëve.
Rusia, Arabia Saudite dhe Irani përfitojnë nga çmimet e larta
Pavarësisht luhatjeve në volum, Rusia ka regjistruar rreth 15 miliardë dollarë të ardhura shtesë, e ndihmuar edhe nga rritja e çmimeve globale dhe lehtësime të përkohshme të sanksioneve.
Arabia Saudite dhe Irani gjithashtu kanë raportuar rritje të të ardhurave, edhe pse eksportet e tyre kanë pësuar rënie. Në veçanti, infrastruktura me tubacione alternative ka ndihmuar disa vende të kufizojnë humbjet.
Humbësit më të mëdhenj në rajon
Vendet më të goditura mbeten ato që varen nga Ngushtica e Hormuzit pa alternativa transporti. Iraku rezulton më i dëmtuari, me rënie të eksporteve dhe humbje të vlerësuara në rreth 15 miliardë dollarë.
Edhe Kuvajti, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pësuar rënie të ndjeshme të eksporteve dhe të ardhurave, duke reflektuar varësinë e tyre nga rrugët detare të prekura nga kriza.
Roli i tubacioneve dhe infrastruktura energjetike
Analistët theksojnë se vendet që kanë investuar në tubacione alternative kanë arritur të amortizojnë goditjen ekonomike. Ndërsa të tjerat, të varura nga ngushticat detare, përballen me pasiguri të thellë ekonomike.
Sipas ekspertëve të S&P Global, sa më gjatë të zgjasë bllokada e rrugëve detare, aq më shumë do të thellohet ndarja mes fituesve dhe humbësve në tregun global të energjisë.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128