Ndihmonin emigrantët e paligjshëm të kalonin kufirin e Kapshticës, në pranga dy sirianët

16 Prill 2025, 13:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ndihmonin emigrantët e paligjshëm të kalonin kufirin e

Dy sirianë u arrestuan në fshatin Kapshticë në kuadër të operacionit policor të koduar “Lugina 1”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt pagesës.

Këta shtetas ndihmonin emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufirin jeshil me Greqinë, me qëllim kalimin në Mali të Zi dhe më pas në vendet e BE-së.

Shtetasit sirianë u kapën në flagrancë gjatë natës, në fshatin Kapshticë, duke shoqëruar 8 shtetas egjiptianë dhe algjerianë, 4 prej tyre të mitur.

Nga hetimet e thelluara të kryera prej 2 muajsh rezulton se këta shtetas e kanë kryer disa herë këtë veprimtari kriminale, më parë, por emigrantët janë kapur nga shërbimet policore, në tentativë për të kaluar drejt Malit të Zi.

 

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide