Në kërkim nga Interpol, arrestohet narkotrafikanti shqiptar

25 Shkurt 2023, 13:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

Në kërkim nga Interpol, arrestohet narkotrafikanti shqiptar

Një 22-vjeçar banues në Pogradec është kapur nga policia italiane me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.

Shtetasi L. Sh. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Ky shtetas dyshohet se në shtator të vitit 2021, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike, nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut. Interpol Tirana po kryen procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit drejt Shqipërisë.



 

Po ndodh...