Në kërkim për plagosje me dashje, arrestohet në Korçë 16-vjeçari

13 Dhjetor 2023, 10:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

Në kërkim për plagosje me dashje, arrestohet në

Policia në Korçë ka arrestuar një 16-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje me dashje.

Blutë bëjnë me dije se ky shtetas në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë kanë plagosur me thikë një 14-vjeçar, më datë 9 tetor të këtij viti.

Dy autorët e tjerë janë arrestuar nga policia pak pas ngjarjes.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Korçë, lokalizuan dhe ndaluan shtetasin në kërkim L. L., 16 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 08.10.2023, në lagjen nr. 12, Korçë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë (të ndaluar nga Policia, më datë 09.10.2023) ka dëmtuar me mjete të forta, një 14-vjeçar. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 3 shkopinj të cilët dyshohet se u përdorën gjatë konfliktit”,– njofton Policia.

 

Po ndodh...

ide