
Nën akuzë për pjesëmarrjen në grup kriminal, kush është 59-vjeçari i arrestuar në Durrës dhe në kërkim ndërkombëtar

20 Prill 2024, 15:36 / AKTUALITET
Një 59-vjeçar nga Durrësi përfundoi në prangat e policisë, pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Viktor Leki, rezulton i dënuar në shtetin fqinj me 8 vite burg nën akuzën e trafikut të drogës.
Njoftimi:
DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, lokalizoi dhe arrestoi, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Viktor Leki, 59 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Leçes, Itali, me vendimin e datës 06.03.2018, e ka dënuar me 8 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit
Nga Preç Zogaj

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128