Nga makinat luksoze te bizneset që pastroheshin paratë, SPAK sekuestron pasuri të Breçanit
Pas përfundimit të hetimeve, SPAK i ka dorëzuar dosjen me 11 të hetuar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për vendim. Në mesin e të hetuarve është edhe ish-zyrtari Erzen Breçani.
Të pandehurit Bujar Ajeti, Adrian Cenaj dhe Erzen Breçani akuzohen për përkrahjen e Nuredin Dumanit, një individ në kërkim për vepra penale shumë të rënda. Ajeti dhe Cenaj akuzohen për strehuar dhe ndihmuar Dumanin që të shmangej nga drejtësia, ndërsa Breçani është akuzuar për “Përkrahja e autorit të krimit” duke dhënë informacione për të shmangur arrestimin.
Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, përfshirë:
Shoqëria “HEC DRITA ENERGY”, me pronar “R.O.S.P Breçani” shpk.
Automjeti markës “Audi”, modeli “RS Q8”, vit prodhimi 2020.
Automjeti markës “Mercedez Benz”, modeli “G350d”, vit prodhimi 2017.
Llogaria bankare me shumën prej 75,000 euro.
Këto pasuri janë tani pjesë e akteve të dërguara në gjykatë, e cila do të shqyrtojë rastin dhe do të vendosë për fatin e të akuzuarve.
Pengesa e projektit amerikan
ide
Problemin nuk e kemi te Rama, as te Tritani, por te Belindi!
9 shtatorët e zinj të Berishës
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128