Nga thirrja për të ndaluar makinën, te thika në kraharor pas sherrit mes të rinjve, si ndodhi vrasja e 18-vjeçarit në Shkozë

1 Prill 2024, 07:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nga thirrja për të ndaluar makinën, te thika në kraharor pas

Zbardhen të tjera detaje nga sherri i përgjakshëm mbrëmë në Shkozë të Tiranës, ku një 18-vjeçar humbi jetën pas plagëve të marra me thikë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:50, te rrethi i Shkozës.

Ngjarje dyshohet se janë përfshirë 5 persona.

Autori dhe grupi i të rinjve që janë konfliktuar janë larguar nga vendngjarja fill pas krimit, ndërsa ende nuk janë kapur nga policia.

Nga të dhënat paraprake mësohet se agresorët i kanë bërë shenjë makinës ku lëvizte viktima, Aurelio Dervishi, si pasagjer që të ndalonte, por shoferi nuk është bindur.

Sipas të dhënave paraprake ka pasur një konflikt fizik mes tyre ku një prej të rinjve ka qëlluar me thikë në gjoks 18-vjeçarin.

Më pas të rinjtë dyshohet se janë larguar në drejtim të Unazës Lindore me një mjet tip ‘Tiguan’.

Policia ka ngritur disa postblloqe për kapjen e autorëve, por deri më tani nuk ka rënë në gjurmët e tyre.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje dhe shoferin e automjetit tip ‘Audi’ me te cilin po udhëtonte viktima, ndërsa ai ka pohuar se nuk i njihte autorët.

Sipas tij, personat që ndodheshin në makinën tjetër i kanë thënë ‘pse na shikoni’.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë dhe arrestimin e autorëve.

 

Po ndodh...