Ngecën në një stan në Bjeshkën e Javorrit/ Dëbora pengon shpëtimin e personave të bllokuar, ndërhyrja do të vijojë nesër

Reshjet e dendura të dëborës në zonën malore të Bjeshkës së Javorrit kanë sjellë izolimin e disa personave që ndodheshin në një stan në këtë zonë të thellë alpine. Ngjarja është konfirmuar nga Policia e Tropojës, e cila ka marrë njoftimin rreth orës 13:05 të ditës së sotme.
Sipas burimeve zyrtare, rruga drejt vendit ku ndodheshin personat është bërë e pakalueshme për shkak të trashësisë së dëborës që arrinte deri në 70 centimetra, duke e pamundësuar ndërhyrjen me mjete të motorizuara.
Menjëherë pas sinjalizimit, në terren janë nisur shërbimet e Policisë së Tropojës, së bashku me Emergjencat Civile të Bashkisë Tropojë, për të bërë të mundur identifikimin dhe ndihmën e personave të izoluar.
Pas disa orësh ecje në këmbë në terren të vështirë, ekipet arritën të kontaktojnë me një të afërm të personave të bllokuar, shtetasin A. S., dhe më pas u bë e mundur edhe komunikimi me të izoluarit.
Fatmirësisht, personat rezultuan të jenë në gjendje të mirë shëndetësore, të sigurt dhe pa nevoja urgjente për ushqim apo ndihmë tjetër. Ata kanë zgjedhur të qëndrojnë në stanin ku ndodheshin, deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
Në koordinim me familjarët, është vendosur që ekipet e Policisë dhe të Bashkisë do të rikthehen në zonë mëngjesin e datës 4 tetor 2025, për të monitoruar situatën dhe për të ofruar ndihmë të mëtejshme nëse do të jetë e nevojshme.
Po ndodh...
"Besa" e Ramës, një premtim në kohën e gabuar
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

