Ngjarja e bujshme/ Rama tregon si nisi lufta në Tropojë për një pëllëmbë, u vranë dhjetëra persona

9 Dhjetor 2022, 11:19 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ngjarja e bujshme/  Rama tregon si nisi lufta në Tropojë për

Luan Rama, i cili tashmë është shkëputur nga politika , ka folur për emisionin e “Aldo Morning Show”  dhe ka komentuar duke u shprehur se një pëllëmbë qe zanafilla e një zinxhiri vrasjesh që hapi plagë të mëdha dhe çoi në varr dhjetëra të rinj. Pëllëmba në vetvete, sipas Ramës është shprehje e një mentaliteti, është shprehje e një psikologjike dominante në mjedisin tonë social. Kjo është pjesë e një fenomeni që për fat të keq mjedisi jonë qytetar nuk po di ta administroj dhe ta minimizoj. Këtu mpleksen shumë elementë. Ajo pëllëmba është shenja që ai burri është rritur në mjedisin e pëllëmbës dhe sipas Ramës në familje gruaja nuk duhet ta tolerojë.

Biseda e Luan Ramës  mbi temën e emisionit: 


Aldo: Pas 35 viteve martesë është hera e parë që  burri i gjuan me shpullë gruas, ajo është në dilemë  të ndahet apo jo?

Luan Rama: Nuk është problemi  te një pëllëmbë. Dua të sjell në vëmendje një gjë që jam i bindur se edhe ti e  mban mend shumë mirë. 

Nga një pëllëmbë nisi një sherrnajë e madh si pasojë e së cilës  u vranë dhjetëra djem në Tropojë, gati 20 e ca vite më parë. Nga një pëllëmbë e dhënë dikur afër ish-hotel Albërisë. 

Aty qe zanafilla e një zinxhiri vrasjesh që hapi plagë të mëdha dhe çoi në varr dhjetëra të rinj. Pëllëmba në vetvete është shprehje e një mentaliteti, është shprehje e një psikologjike dominante në mjedisin tonë social. 

Kjo ka të bëjë me pëllëmbën që ekziston në trurin e shumë kujt prej nesh sepse në fund të fundit truri është ai që lëviz dorën për ta çuar te gruaja fëmija e me radhë. 

Nga kjo pikëpamje, kjo është pjesë e një fenomeni që për fat të keq mjedisi jonë qytetar nuk po di ta administroj  dhe ta minimizoj. Këtu mpleksesn shumë elementë. Ajo pëllëmba është shenja që ai burri është rritur  në mjedisin e pëllëmbës.

 

Po ndodh...