Ngjarja e rëndë në Vlorë/ 17-vjeçarja tentoi t’i japë fund jetës pasi babai i kërkoi të jetonte me familjen e tij të re, e reja dërgohet te Trauma

Zbardhen detaje të reja tronditëse nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, ku një vajzë 17-vjeçare mbeti e plagosur rëndë nga një e shtënë me armë zjarri në banesën e saj.
Raportohet se e mitura jetonte me gjyshërit, ndërsa prindërit e saj janë të divorcuar. Mësohet se babai, i cili jeton me bashkëshorten e re në një fshat pranë Vlorës, kishte kërkuar që vajza të transferohej dhe të jetonte me të.
Kjo besohet se ka shkaktuar tension dhe kundërshtim nga ana e të resë, e cila në gjendje të rënduar psikologjike ka marrë një armë zjarri dhe ka tentuar t’i japë fund jetës, duke e qëlluar veten me pistoletë.
Menjëherë pas ngjarjes, 17-vjeçarja është transportuar fillimisht në spitalin rajonal të Vlorës, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, Policia ka shoqëruar babain e saj për marrjen e dëshmisë dhe për të hedhur dritë mbi rrethanat që çuan në këtë akt ekstrem.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


