Ngjarje e rëndë në Mirditë/ Sapo e ndez, makina shpërthen, plagoset shoferi

30 Qershor 2024, 10:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ngjarje e rëndë në Mirditë/ Sapo e ndez, makina
Ngjarje e rëndë në Mirditë. Një makinë ka shpërthyer, sapo shoferi ka ndezur mjetin. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:05 në fshatin Malaj.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet L.S., në momentin që ka ndezur automjetin, në pjesën e pasme të automjetit ka ndodhur një shpërthim.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 08:05, Salla operative e Komisariatit të Policisë Mirditë është njoftuar se në fshatin Malaj, në oborrin e banesës së shtetasit L.S, në momentin që ky shtetas ka ndezur automjetin, në pjesën e pasme të automjetit ka ndodhur një shpërthim.
Për pasojë shtetasi L.S, është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mirditës jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

 

Po ndodh...