Një ekip i NATO në Tiranë për të mbështetur Shqipërinë pas sulmeve kibernetike

Një ekip i NATO-s, i kryesuar nga James Apathurai, qëndroi në Tiranë për të mbështetur Shqipërinë në nivel politik dhe teknik pas sulmeve kibernetike.
Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për sfidat e reja të sigurisë, James Apathurai, deklaroi në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Niko Peleshinë, në Tiranë se "NATO-ja do ta mbështesë Shqipërinë për plotësimin e nevojave afatgjata që i duhen për të ndërtuar një rrjet mbrojtës ndaj sulmeve kibernetike” , njofton Deutsche Welle.
James Apathurai theksoi në konferencën e përbashkët për shtyp se "arsyeja kryesore e pranisë sonë në Tiranë është për të parë situatën dhe për të bërë një koordinim të aleatëve dhe zyrave qendrore të NATO-s lidhur me sulmet kibernetike dhe për të parë nevojat afatgjata që i nevojiten Shqipërisë për të ndërtuar një rrjet mbrojtjeje ndaj këtyre sulmeve.
Peleshi: Shqipëria e pambrojtur nga sulmet kibernetike Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha se "sulmet kibernetike kundër Shqipërisë nuk ia arritën dot qëllimit por ato treguan se infrastruktura dhe teknologjitë e informacionit në Shqipëri nuk janë të mbrojtura.”
”Këto sulme tregojnë se Shqipëria nuk mund të jetë e mbrojtur në mënyrë të vazhdueshme, por duhet që të gjithë të jemi vigjilentë dhe të aftë për të mbrojtur infrastrukturën dhe teknologjitë e informacionit . Duhen më shumë investime për luftën kibernetike pasi ajo është një luftë e re që ka marrë tjetër intensitet pas agresionit rus në Ukrainë, ka prishur ekuilibrat gjeopolitikë dhe ka ndryshuar skemën e sigurisë,” tha ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në konferencën e përbashkët për shtyp.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
