“Një martir i gjallë”, Papa Françesku nderon Kardinalin shqiptar Ernest Simon Troshani

Papa Françesku ka nderuar duke i bërë homazh këtë të mërkurë Kardinalit shqiptar Ernest Simon Troshani.
“Ati i Shenjtë” vuri në dukje se edhe sot ka shumë martirë në mbarë botën dhe i dha një përshëndetje të veçantë kardinalit Ernest Simoni, të cilin e përshkroi si një “martir të gjallë”.
Kardinal Troshani ka vuajtur për rreth tri dekada torturat në burgjet e regjimit komunist.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një foto në “Facebook”, ndërsa thotë se historia e Kardinal Troshanit përloti Atin e Shenjtë gjatë vizitës së tij në Shqipëri, dhjetë vjet më parë.
“FOTO e mbrëmjes❤️Papa Françesku nderoi sot Kardinalin shqiptar Ernest Simon Troshani, “martirin e gjallë” që ka vuajtur për tre dekada torturat e burgjeve komuniste, historia e të cilit përloti Atin e Shenjtë gjatë vizitës së tij në Shqipëri 10 vite më parë “, shkruan Rama.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


