Nuk dorëzohen banorët e Bërxullës, bllokojnë sot rrugën e Rinasit kërkojnë shpronësim të drejtë për projektin Thumanë-Kashar

Kanë dalë sërish në protestë banorët e Bërxullës, ata kërkojnë prej muajsh shpronësimin e drejtë sipas tyre të pronave që preken nga projekti i aksit Thumanë-Kashar ka përshkallëzuar ditën e sotme duke ndjekur të njëjtin skenar si javët më parë.
Disa nga banoret kanë bllokuar rrugën dhe kanë refuzuar të ngrihen duke mos reaguar ndaj ndërhyrjes së efektivëve të policisë.
Gratë dhe të moshuarat kanë kërkuar ardhjen e instancave shtetërore për zgjidhjen e problematikave të tyre dhe kanë vijuar thirrjet e tyre në mbrojtje të pronës së tyre.
“Nuk e dimë ku do përfundojnë fëmijët tanë nesër, u merret prona e shtëpia dhe shteti rri indiferent. Sot që jemi në ditën e 150-të protestës na vjen një informacion. Na vjen që nuk kanë arritur akoma në përfundimin për vlerën e pronës tonë. Ligji e parashikon, një vit para projektit duhet bërë inventarizimi i pronave dhe të dalë çmimi i pronës. Shteti nuk ka dëshirë për ta zgjidhur çështjen që është shumë e thjeshtë.
Ne e kemi paraqitur vlerën e një pronë të shitur në dalë 31 tetor 2022, me një vlerë rreth 50 euro për metër katror. Ky shtet ose nuk do ta vendosë ujin në zjarr dhe kërkon të na vrasë për së gjalli ose kërkon të luajë si macja me miun duke testuar nervat tona. Kemi 5 muaj që bëjmë thirrje, të vijnë e të ulen në negociata me ne. Nervat tona nuk mbajnë më. Ne po sillemi në mënyrë shumë të qytetëruar.
Do kemi forma më ekstreme proteste, ua kemi treguar se dimë t’i bëjmë të gjitha. I kemi bërë gjërat shumë të kontrolluara”, u shpreh një prej tyre për mediat.
Sakaq, policia i ka lajmëruar banorët në rrugë se po konsumonin një vepër penale, thirrje të cilën banorët e kanë injoruar dhe kanë refuzuar kategorikisht largimin.
-
Vlorë/ Digjet fusha e mbetjeve, tymi "mbulon" zonën
26 Shkurt, 09:51 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



