"O avokat po çfarë thua mo, avokati i Beqajt je ti?!"/ Plas keq në emision, Rakipi përplaset me ish-prokurorin për hetimet ndaj Ilir Beqajt

20 Nëntor 2023, 22:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

"O avokat po çfarë thua mo, avokati i Beqajt je ti?!"/

Në emisionin "Të Paekspozuarit", ka patur një debat mes Ylli Rakipit dhe ish prokurorit Eugen Beci, lidhur me hetimet e SPAK për ish ministrin, Ilir Beqaj. 

Beci këmbënguli, që gjyqtari i cili i kërkoi prokurorit të SPAK të verifikojë edhe Beqajn që fillimisht ishte lënë jashtë hetimeve, ka shkelur procedurën, pasi ai nuk ka patur asnjë kompetencë për ta bërë këtë. Ndërsa Ylli Rakipi tha se procedura shpesh përdoret për të amnistuar zyrtarët. 

Eugen Beci: Nga pikëpamja juridike, që të shkojmë te korrupsioni, duke patur në konsideratë kohën e gjatë të kryerjes së hetimeve, kohën kur është kryer vepra penale, mund të hyjë në lojë edhe parashkrimi. Siç mund të ishte shkelja e barazisë në tendera, e cila ka kaluar 10 vjeçari. Shpërdorimi i detyrës ka parashkrim më të gjatë. Duke qenë se veprimet konkrete të një personi, të cilat konsistojnë edhe në mosveprime, sigurisht nga pikëpamja ligjore, cilësohet si shpërdorim detyre.

Neritan Sejamini: Këta po akuzohen për shpërdorim detyre, sepse prokuroria e ka pasur të vështirë të vërtetojë korrupsionin. Këta nuk janë budallenj, që të harxhohen gjithë këto para dhe mos kenë marrë gjë vetë. Dhe ti thua…

Andi Tela: Prokuroria e ndërtoi këto fabul dhe e çoi në gjykatë. Dhe në një rast të jashtëzakonshëm, gjyqtari pasi lexon dosjen thotë, prit se ky Beqaj që përshkruani në çdo moment të dosjes, se ka parë, ka dëgjuar, ka firmosur, ka bërë studim fizibiliteti, nuk ka marrë parasysh kërkesën e drejtoreshës së QSUT, ka udhëtuar me këta që kanë marrë tenderin, me gjithë këtë veprim, ju duhet ta hetoni këtë për korrupsion dhe të shkoni te hetimi pasuror.

Ylli Rakipi: Zotëri që ke qenë prokuror, sa raste di ti në të shkuarën, që gjykata urdhëron prokurorinë të bëjë hetime?

Eugen Beci: Asnjë rast, sepse nga pikëpamja ligjore, gjyqtarit të hetimit paraprak nuk i takon një detyrë e tillë. Nuk e ka fare detyrë në hetimet paraprake. Gjyqtari u përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkesave të prokurorisë. Nëse prokuroria kërkon diçka, atëherë vendon gjyqtari i hetimit paraprak. Procedurialisht nuk është detyrues fare.

Andi Tela: Pasi e lexon vendimin çfarë përshtypje të krijon? Ka rol Beqaj?

Eugen Beci: Po, nga pikëpmaja e fabulës po. Por, nga pikëpamja proceduriale, gjyqtari ka tejkaluar çdo veprim ligjor, sepse në procedurën penale...

Ylli Rakipi: O avokat çfarë thua mo? Ka bërë gabim gjyqtari thua ti?

Eugen Beci: Nuk thashë ka bërë gabim, ka tejkaluar procedurën.

Ylli Rakipi: Pse e ka tejkaluar?

Eugen Beci: Duhet të vijë një gjyqtar tjetër, gjyqtari i seancës paraprake.

Ylli Rakipi: Po lëri këto se këto janë procedura.

Eugen Beci: Në hetimet paraprake, gjyqtari nuk mund të tejkalojë dhe të thotë shiko se ke një tjetër.

Ylli Rakipi: Pse njeriu që bën veprime me 100 milionë euro nuk ngarkohet me faj? Unë këtë po pyes.

Eugen Beci: Sot prokuroria ka thënë, deri më sot nuk kam konstatuar që ke marrë lek dhe të them korrupsion, por them shpërdorim detyre, sepse ka ardhur një pasojë për shtetin.

Ylli Rakipi: Këtu me procedurë janë mbyllur të gjitha, që nga rruga kombit e me rradhë dhe ky është turpi i drejtësisë.

Andi Tela: Gjyqtari pasi ka lexuar të gjitha, ka thënë dakord me këto masat, por unë të sugjeroj që këta dy personat e tjerë në dosje ti hetosh. A mund ta thotë këtë gjë gjyqtari?

Eugen Beci: Po në rast se gjyqtari nuk i ka të gjitha aktet e dosjes, pepse kanë ardhur vetëm dy masa sigurimi?

Ylli Rakipi: Ne nuk të kemi thirrur si avokat të Beqajt, se Beqaj ka avokat vetë.

Eugen Beci: Jo, jo nuk ka lidhje kjo. Unë po të shpjegoj që Beqaj ka kryer të gjithë veprimet sa i përket shpërdorimit të detyrës.

Andi Tela: Por a mund ta sugjeronte gjyqtari hetimin e këtyre dy ish ministrave?

Eugen Beci: Po, por nuk është detyrues, nuk ka pasojë ligjore.

Andi Tela: Po këtë ka bërë ai, i ka thënë prokurorit thellohu.

 

ide

Nga Sidi Hasanaj 20:16 IDE

Pa Drama!

Nga Sidi Hasanaj

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128