Operacion i madh anti-drogë në Gjermani, arrestohen 5 shqiptarë. Sekuestrohen makina luksoze dhe...
3 Prill 2025, 23:52 / AKTUALITET

Pesë shqiptarë janë arrestuar gjatë një operacioni anti-drogë në Gjermani.
Aksioni u udhëhoq nga Departamenti i Hetimeve Kriminale të Ingolstadit. Detektivët, të mbështetur nga forca të shumta nga departamente të ndryshme policore, disa nga Mynihu, arrestuan shtatë të dyshuar.
Gjatë kontrollit në një banesë u sekuestruan rreth 3.1 kilogramë kokainë, afërsisht 15.000 euro dhe enë të ndryshme. Hetuesit sekuestruan gjithashtu një Mercedes AMG të ri dhe një Jaguar.
Prokuroria publike e Ingolstadt ka aplikuar më pas për urdhër-arrest kundër pesë shqiptarëve dhe një shqiptari të Kosovës, të moshës nga 25 deri në 41 vjeç, të dyshuar për trafik të paligjshëm të kokainës.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




