"Ose polic ose bandit, të dyja nuk bëhen"/ Artan Hoxha për oficerin e RENAS-s: Hetohej nga SPAK-u

16 Mars 2023, 18:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

"Ose polic ose bandit, të dyja nuk bëhen"/ Artan Hoxha

I ftuar në News24 Hoxha tha se Morina, është një oficer me shumë trajnime, madje edhe në SHBA, ndërsa kishte qenë komandat i një prej grupeve që ndërhynë për herë të parë në Lazarat për sekuestrimin e kanabisit.

“Kjo është ngjarje që përbën vëmendje, më tepër për statusin. Morina është oficer policie që ka pasur pozicione drejtuese, është trajnuar. Madje edhe i trajnuar nga projekte të SHBA-ve, është certifikuar nga ata. Është komandanti i një prej grupeve të ndërhyrjes së RENEA në operacionin e qershorit të 2014 në Lazarat. Është personazh që ka pasur si detyrë shef komisariat, shef i Antiterrorit. Është një njeri që nëse do ta pyesje se ku donte të shkonte, ai do thoshte; te RENEA. Kapja e tij tërhoqi vëmendje. Shuma ishte e konsiderueshme. arrestimi i tij u bë nga FNSH, në kushtet kur ai ka qenë nën përgjim. Është parandaluar një veprim tjetër. Ka një çështje SPAK për këtë çështje. Ai do të dalë nesër para gjykatës dhe do jetë një prokurore e Tiranës që do mbrojë akuzën për ‘pastrim parash’.

Morina ka qenë nën hetim nga SPAK, por më pas do të shohim nëse çështjet do të bashkohen. Deri tani sa di unë për shumën 113 mijë euro, një biznesmen, Gerion Gjoka, që ndërton në Palasë dhe Himarë, ka paraqitur një akt noterial ku deklaron se i ka dhënë personalisht Morinës këtë shumë në cash, të cilat thotë se i ka marrë nga burime nga aktiviteti i tij si ndërtues. Kjo është një çështje që do të verifikohet. Kemi të bëjmë me dy çështje, pasi kemi një hetim të SPAK, që ende nuk e dimë dhe akuzën për pastrim parash. Kjo është çështje komplekse. Do doja që një oficer i RENEA-s të mos e njollosë emrin e këtij reparti të rëndësishëm. S’mund të bëjnë dhe policin dhe banditin. Duhet ta ndajnë mendjen. Nëse je polici dhe bëhesh pjesëtar i botës së krimit, akuza ndaj teje është edhe më e rëndë, pasi duhet të kujdesesh dhe për jetën e të tjerëve. Në kohën kur kalon nga mbrojtësi jonë dhe i shërben krahut tjetër, kjo është e rëndë.”, tha Hoxha

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128