Pacienti humbi jetën në aksident, arrestohen shoferët e ambulancës dhe kamionit

18 Shtator 2023, 11:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Pacienti humbi jetën në aksident, arrestohen shoferët e
Policia ka arresuar shoferin  kamionit dhe autoambulancës që u përfshinë ditën e djeshme në një aksident në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, ku si pasojë e përplasjes humbi jetën pacienti në ambulancë. 

Dy shoferët 31 dhe 54 vjeç akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, me pasojë vdekjen e një pacienti që po transportohej me autoambulancë, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan 2 drejtuesit e automjeteve (kamion dhe autoambulancë) të përfshirë në këtë aksident, shtetasit L. Gj., 31 vjeç dhe F. R., 54 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e djeshme në aksin Lushnjë-Fier. Pacienti 77 vjeçar, Dashamir Koçaj, humbi jetën pasi ambulanca e cila po e sillte nga Vlora drejt Tiranës për mjekim më të specializuar u përplas me një kamion në Lushnje. Mësohet se ambulanca u godit nga kamioni, i cili po udhëtonte drejt Lushnjes kur ambulanca është futur në parakalim. 

 

Po ndodh...