Padia për vrasjen e 4 vëllezërve/ Aishe Haklaj dje në SPAK, avokati Idajet Beqiri: Si provë kemi dorëzuar një video

Avokati i familjes Haklaj, Idajet Beqiri ka zbuluar detaje në lidhje me dëshminë që ka dhënë dje në Prokurorinë e Posaçme, Aishe Haklaj. Në një intervistë të dhënë për ReportTv, ai tha se vrasja e vëllezërve Haklaj, ka qenë një krim shtetëror, ndërsa theksoi se ka shumë prova e se kanë dorëzuar edhe video. Ndër të tjera, Beqiri theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha ka urdhëruar vrasjen e Shkëlqim Haklajt.
"Në krye të kësaj organizate kriminale ka qenë Sali Berisha dhe ai dha urdhrin për të vrarë Shkëlqim Haklajn. Vrasjet e Haklajve ishin krim shtetëror. Secilit dëshmitarë do të merren u është dhënë emri SPAK! Atyre duhet që tu sigurohet jeta, kjo pasi pjesë e dëshmitarëve janë të trembur, por disa janë të gatshëm. Prova ka shumë! Kemi dorëzuar edhe video. Janë rreth 27 dëshmitarë. Berisha duhet të thirret i pandehur, janë vrasje të rënda shumë që dënimin e kanë me burgim të përjetshëm. Janë vrasje shtetërorë, janë vrasje që kanë politikë brenda!’- tha Beqiraj.
Dje, Aishe Haklaj erdhi në Shqipëri për të dëshmuar lidhur me padinë e bërë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kundër ish-kryeministrit Sali Berisha. Edhe pse për 12 orë u mor në pyetje Aishe Haklaj, kallëzuesit janë babë e bijë; Muharrem dhe Zylfije Haklaj. Të dy, kanë paditur jo vetëm Berishën, por edhe shumë personazhë të tjerë për vrasjen e 4 djemve të familjes: Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. Përveç Sali Berishës janë paditur edhe 15 persona të tjerë, që akuzohen si banda e armatosur dhe një organizatë kriminale, të cilët përmenden: Haki Hoxha, Përparim Hyka, Myftar Lumneshi (vëllai i tij është vrarë nga Zylfie Haklaj), Hajredin Haluci, Tahir Sejd Hoxha, Iljaz Hoxha, Ilir Hoxha, Selim Hoxha, Agim Hoxha, Cut Neza, Sadri Neza, Xhafer Hoxha, Medi Hoxha, Guxim Byberi. Në plot 18 faqe, është sqaruar se çfarë pretendohet për secilin prej tyre, duke sjellë në kronologji të gjitha ngjarjet e ndodhur në Tropojë pas viteve '90 që sollën episode vrasjesh të njëpasnjëshme.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
