Pamje të rënda nga vendi i ngjarjes/ Ky është 39 vjeçari shqiptar që u vra nga i moshuari në Greqi

Greqi- Kalimtarët në rrugën Praxitelous 147 në Pire janë përballur me një pamje të tmerrshme mesditën e sotme pas vrasjes së 39 vjeçarit shqiptar nga një i moshuar me pushkë.
Në fotot e publikuara nga media greke Prothema.gr 39 vjeçarishihet i shtrirë përtokë pas ngjarjes fatale.
Po sipas medieve greke 39 vjeçari ishte babai i tre fëmijëve dhe punonte në parkingun ku ndodhi dhe sherri.
“Tani mbarova me ty’ ka bërtitur 68 vjeçari pasi e ka qëlluar shqiptarin i cili ishte punonjës parkingu.
Dëshmitarët okularë të vrasjes brutale deklaruan se sulmuesi, i cili mësohet se vuante nga probleme psikologjike i kërkoi viktimës një vend parkimi në parkingun ngjitur.
Pasi u grindën, sulmuesi u ngjit në banesën e tij, mori pushkën e gjuetisë, u kthye në parking dhe qëlloi me gjakftohtësi 39-vjeçarin .
Ndërkohë, një grua qw banonte nw vendin e ngjarjes dhe që e ka njohur autorin e moshuar të sulmit v, shprehet se ai shpesh shkaktonte probleme dhe debatonte me fqinjët për arsye të parëndësishme.




Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
