Paralajmëron eksperti Karamuço: Po vijnë dosje pafund në SPAK, ja çfarë pritet të ndodhë
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, thotë se në SPAK po vijnë dosje pafund për grupe kriminale, të cilat presin të hetohen nga organet përkatëse.
Ai tha se ditët e fundit Shqipëria ka kërkuar të çojë gjashtë agjentë hetimi në Hagë, por ata kanë kthyer përgjigjen duke thënë se, kanë vetë dy vende vakante.
Kjo ngutje sipas tij tregon nevojën e madhe që ka sistemi i drejtësisë për të gjetur informacion për personat që janë zbuluar në platformat e komunikimit.
“Janë mbi katër apo pesë grupe që po hetohen njëkohësisht, i patë dosjet që i kishin lënë në çimento, janë pafund dhe po vijnë pa fund. Në Europol në Hagë, ne kemi kërkuar të çojmë 6 agjentë për të gjetur, selektuar dhe për të marrë. Ata kanë thënë se kemi dy poste pune. Po vijnë miliona mesazhe”, tha ai.
-
-
-
Gazetari: Artan Tafani ka ditur çdo lëvizje të Laert Haxhiut
29 Shtator, 21:58
ide
Opozita ‘mos më prek me dorë’
PD në betejë me qeverinë, drejtësinë dhe ndërkombëtarët
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128