“Paralizohet” kryeqyteti, trafik i rënduar në rrugën Kamëz-Tiranë, shkak bëhet nisja e vitit të ri akademik

2 Tetor 2023, 09:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Paralizohet” kryeqyteti, trafik i rënduar në rrugën
Mëngjesi i ditës së hënë ka nisur pak kaotik. Qytetarët të cilët duhet të lëvizin nga Kamza në drejtim të Tiranës, janë përballur me trafik të rënduar. Trafiku nis pranë Universitetit Bujqësor, duke u paralizuar deri në Kthesën e Kamzës.

Trafik pak më i lehtë paraqitet në krahun e kundërt, me studentët të cilët vijnë nga Tirana në Universitetin Bujqësor. Trafiku në këtë aks rrugor është problem prej vitesh ku orët e  mëngjesit 7:00- 9:00 dhe orët e pasdites 4:00-6:00, janë gjithmonë të paralizuara.

Po ndodh...