
Parashikimi i motit 26 maj 2023

26 Maj 2023, 07:16 / AKTUALITET
ALFA PRESS
Për ditën e Premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites zhvillim të vranësirave. Në relievet kodrinore – malore në mesditë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtëra shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtesi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen
në zonat malore 11 deri 21°C
në zonat e ulëta 11 deri 29°C
në zonat bregdetare 15 deri 28°C

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128