Parashikimi i motit për ditën e sotme, 19 maj 2024

Territori shqiptar edhe ditën e sotme, e diel 19 Maj, do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare gjatë paradites ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë shtim të vranësirave në të gjithë vendin duke rrezikuar reshje të pakta shiu në zonat Lindore si edhe pjesërisht në ultësirën perëndimore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë si në orët e mëngjesit POR rriten në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 9°C temperatura më e ulët deri në 31°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët.
-
-
-
Role viçi me erëza dhe verë të bardhë
19 Maj, 08:17 -
Horoskopi për ditën e sotme, 19 maj 2024
19 Maj, 08:04
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




