Parashikimi i motit për sot, 20 Nëntor 2023

20 Nëntor 2023, 07:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Parashikimi i motit për sot, 20 Nëntor 2023
Shqipëria është përballur me luhatje të temperaturave dhe alternime të motit, ndërsa kjo situatë do të vijojë edhe në 10 ditëshin e fundit të vjeshtës.

Megjithëse kjo vlen vetëm për vranësirat dhe kthjellimet, që do të jenë në alternim vazhdimisht me njëra-tjetrën. Sinoptikanja e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Eneida Doçi, tha në ditët në vijim do të kemi mot me vranësira dhe reshje.

Për sa u përket temperaturave, minimalja do të jetë -3 gradë, ndërsa maksimalja nuk do të jetë më e lartë se 19 gradë Celsius.

“Masat ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore që kanë përfshirë vendin tonë bën që të ke i këtë ulje të menjëhershme të temperaturave. Gjatë ditës së sotme do të kemi mot të qëndrueshëm me mot të kthjellët. Ndërsa gjatë pasdites do të kemi prezencë të pakta të vranësirave kalimtare.

Edhe gjatë ditës së nesërme do të kemi të njëjtat kushte atmosferike, ku vranësirat do të shtohet gjatë orëve të mbrëmjes. Për sa i përket erës, ajoi është me drejtim veri-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 metra për sekondë. Ndërkohë që herë pas here në bregdet do të arrijë deri në 17 metra për sekondë, duke shkaktuar dallgëzim 2-4 ballë. Kjo situatë do të ndryshojë gjatë ditës së martë dhe të mërkurës, pasi do të ketë paqëndrueshmëri.

 

ide