Pas pezullimit të Elidon Çelës, në krye të Policisë së Vlorës vendoset ish-drejtori i Kufirit dhe Migracionit, Edvin Ndreu

1 Qershor 2026, 12:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Pas pezullimit të Elidon Çelës, në krye të

Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e dretorit të Policisë së Vlorës, pasi më parë ka shërbyer si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Tiranë.

Vetë Skënder Hita ka qenë i pranishëm në komisariatin e Vlorës gjatë  takimit ku edhe emëroi Ndreun në krye të policisë së qytetit.

Ky komandim i tij në krye të bluve të Vlorës, vjen pas largimit të Elidon Çelës, i cili u shkarkua pas një njoftimi të pasaktë të bërë në lidhje me ngjarjen e Zvërnecit.

Sipas Euronews.al, Ndreu do të jetë përkohësisht drejtues i Policise së Vlorës, deri në një vendimmarrje të mëtejshme nga strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit.

Po ndodh...