Kërcënuan dhe rrahën 27-vjeçarin në Peqin/ Në pranga një nga autorët, në kërkim 4 të tjerë

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë dhunuar një të ri.
Mësohet se të rinjtë u përfshinë në një konflikt me një 27-vjeçar, teksa gjatë kontrollit në banesë 22-vjeçarit iu gjetën municion luftarak, dhe një armë gjahu.
Ndërkohë për këtë ngjarje është proceduar penalisht edhe një 17-vjeçar për moskallëzim krimi. Mësohet se sherri mes tyre ka ndodhur në vendin e quajtur “Kalaja” në Peqin, ku një 27-vjeçar ishte kanosur dhe goditur fizikisht nga disa shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
U përfshinë në konflikt me një 27-vjeçar, për motive të dobëta, Policia identifikon 6 shtetasit.
Kapet dhe vihet në pranga njëri prej tyre, të cilit në banesë iu gjet 1 armë gjahu dhe municion luftarak.
Procedohet penalisht një 17-vjeçar i përfshirë në konflikt, për moskallëzim krimi.
Vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt, njërit prej të cilëve, Policia i gjeti në banesë, fidanë të dyshuar narkotike kanabis, lëndë narkotike kanabis dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Kalaja”, Peqin, një 27-vjeçar ishte kanosur dhe goditur fizikisht nga disa shtetas, kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të përfshirë në konflikt.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore dhe hetimore të kryera në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan dhe shërbimet e Forcës “Shqiponja”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 22 vjeç, banues në Peqin. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu dhe municion luftarak për të.
Në vijim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në Peqin, i dyshuar i përfshirë në konflikt, si dhe për moskallëzim krimi.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit: R. B., 22 vjeç, E. L., 29 vjeç, S. H., 19 vjeç dhe A. M., 21 vjeç, të katërt banues në Peqin.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasditen e djeshme, në vendin e quajtur “Kalaja”, Peqin, kanë kanosur dhe goditur fizikisht shtetasin S. K., 27 vjeç, banues në Peqin.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit R. B., 22 vjeç, Policia gjeti dhe sekuestroi 96 kubikë me fidanë të dyshuar narkotike kanabis, lëndë narkotike kanabis dhe municion luftarak.
Vijon puna për kapjen e shtetasve R. B., E. L., S. H. dhe A. M..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

