Për kë bëhet fjalë?/ Karamuço: Një ish-kryebashkiak mund të arrestohet së shpejti...

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar ditën e sotme se po përflitet për arrestim të një drejtuesi të një prej bashkive më të rëndësishme të vendit.
I ftuar në “Top Talk”, Karamuço tha se bëhet fjalë për një ish drejtues të një prej bashkive më të rëndësishme të vendit. Karamuço nuk përmendi emër, megjithatë raportime të ndryshme mediatike kanë ngritur hipotezën se ish-zyrtari në fjalë është ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.
“Kjo që ka ndodhur me sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë. Po flitet tani edhe për një arrestim tjetër që do të kryhet për një ish përfaqësues lokal i një prej Bashkive më kryesorë të vendit, ende i pakonfirmuar. Por nëse do të arrestohet, do të kuptojmë që edhe për këtë do të ketë pasur rrjedhje informacioni, që të shtunën ky informacion ka qenë publik nga gazetarë, që këtë informacion e kanë marrë nga strukturat”, tha ai.
Kur thoni për përfaqësues lokal, të çfarë niveli thoni?
“Është për përfaqësues lokal të nivelit të lartë të bashkive, ish-kryetar bashkie”, u përgjigj ai.
-
Arrestohet Vangjush Dako?
5 Qershor, 13:53
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

