Përfshihet nga flakët një banesë në fshatin Bathës të Elbasanit, dyshimet e para
Një banesë në fshatin Bathës të Elbasanit është përfshirë nga flakët këtë të hënë.
Nga zjarri i rënë në banesën e D.H., 84 vjeçe, njoftoi policia, ka vetëm dëme materiale.
Sipas bluve, dyshohet se banesa u përfshi nga flakët për shkak të një shkëndije në sobën e druve.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa një hetim ka nisur lidhur me ngjarjen.
NJOFTIMI I POLICISË
Në fshatin Bathës, dyshohet se për shkak të një shkëndije në sobën e druve, ka rënë zjarr në banesën e shtetases D. H., 84 vjeçe.
Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128