
Përmbledhje e situatës në vend! Hapen rrugët e 12 fshatrave të bllokuar në Elbasan, Korça e Shkodra përfshihen nga erërat e forta

Elbasan
Rrugët e 12 fshatrave në Elbasan të cilat ishin bllokuar për shkak të dëborës, sot janë të kalueshme.
Aktualisht po punohet për hapjen e rrugëve në katër fshatra të tjerë.
Aksi nacional Prrenjas Qafe – Thanë është i kalueshem pa probleme, ndërsa aksi Librazhd Peshkopi kërkon përdorimin e zinxhireve për shkak të ngricave.
Paraqitet më e qetë situata në bashkinë e Gramshit, ku është rikthyer energjia elektrike dhe nuk ka fshatra të bllokuar.
Në fshatrat Lenie e Poroçan kalohet me zinxhirë, ndërsa në fshatin Kukur ende nuk mund të kalojnë autobusërt.
Në Librazhd janë të bllokuara fshatrat e Njësisë Steblevesi dhe Qarrishta e Gizaveshti.
Shkodër
Disa zona mbeten pa energji elektrike në qarkun e Shkodrës, për shkak të borës së dendur dhe erërave të forta.
Situata më problematike mbetet në bashkinë Fushë Arrëz, ku temperaturat janë shumë të ulëta dhe vijojnë erërat. Autoritete njoftojnë se rruga Iballe është e bllokuar dhe shkollat në njësitë administrative Qafë-Mali, Iballe, Blerim dhe Fierzë mbeten të mbyllura.
Në njësitë administrative Rrethija dhe Pult në bashkinë Shkodër kanë probleme me furnizimin me energji elektrike. Probleme ka edhe në bashkinë Vau Dejës, kryesisht në njësitë administrative Temal dhe Shllak.
Ndërkohë, në të gjitha zonat malore të qarkut, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.
Korçë
Në Qarkun e Korçës gjatë natës ka patur reshje të dobëta dëbore të shoqëruara me erë të fortë në disa zona të cilat kanë mundësuar përqendrimin e dëborës në rrugë e vende të ndryshme, temperaturat kanë shkuar deri në -7 gradë, kryesisht në zonat malore.
Subjektet kontraktore kanë punuar për mirëmbajtjen e akseve kryesore nacionale kryesisht pastrim, kriposje dhe aktualisht vazhdon qarkullimi normal përgjatë këtyre akseve.
Nisur nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore nga të gjithë drejtuesit e automjeteve.
Nga ana e bashkive është punuar për hapjen e rrugëve dytësore e lidhëse, pastrimin e shesheve dhe të rrugicave në qytete, etj.
Është hapur segmenti Vithkuq-Shtyllë-Panarit, Voskopojë-Lekas, janë hapur rrugët lidhëse në bashkinë Devoll dhe do të vazhdohet me Njësinë Adminstrative Miras, në Bashkinë Pustec janë hapur të gjitha rrugët lidhëse me fshatrat.
Gjithashtu edhe në bashkinë Kolonjë ka vazhduar puna për hapjen e rrugëve në Helmës, Prodan dhe Bejkovë.
Nga Bashkia Pogradec janë hapur rrugët lidhëse me qëndrat e Njësive Administrative Proptisht, Velçan, Trebinjë, Dardhas dhe Çërravë, sot do të vazhdojë puna për hapjen e rrugëve lidhëse me fshatrat e tyre.
Ka përmirësim në furnizimin me energji elektrike, pa energji elektrike janë: Bashkia Maliq fshatrat Protopapë dhe Pulahë, 12 abonentë, në Bashkinë Kolonjë Njësia Administrative Leskovik, fshati Peshtan, Vrepckë, Lashovë, Gjirakar 10 abonentë, resorti “Peshku Sotire”, 3 abonentë.
Bashkia Korçë fshati Panarit, Trebickë dhe Orgockë 20 abonentë, në Bashkinë Pogradec 2 abonentë në grupi i antenave në fshatin Çervenakë.
Grupet e punë vazhdojnë punën në terren për riparimin e defekteve.
Problem shqetësues vazhdon të mbetet riparimi i defektit dhe rikthimi i energjisë elektrike në fshatrat e Njësisë Administrative Proptisht të cilët marrin energji elektrike nga Agjenc.Elekt. Përrenjas./alfapress.al

Rama dhe Berisha rikthejnë në politikë Tom Doshin
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128