Përplasen dy makina në aksin Kakavijë-Gjirokastër, pasagjerja niset drejt spitalit
14 Janar 2023, 12:21 / AKTUALITET

Aksident në aksin Kakavijë-Gjirokastër. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 në vendin e quajtur “Kordhocë”.
Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, është dëmtuar pasagjerja që ndodhej në automjetin tip “Benz”, shtetasja M. A., 62 vjeçe.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 10:30, në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Kordhocë”, janë përplasur automjeti tip “Volkswagen”, me drejtuese shtetasen M. P., dhe automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. A.
Për pasojë, është dëmtuar pasagjerja që ndodhej në automjetin tip “Benz”, shtetasja M. A., 62 vjeçe), e cila u transportua në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


