Përplasen dy makina në Fushë Milot, përfundon në spital e moshuara

30 Mars 2024, 19:06 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përplasen dy makina në Fushë Milot, përfundon në spital
Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë, në vendin e quajtur “Fushë-Milot”.

Një automjet tip “Volkswagen”, është përplasur me një automjet tip “Benz”, e si pasojë ka mbetur e plagosur një e moshuar, 70 vjeçe.

Policia sqaron se e moshuara është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit tip “Volksëagen” pasi dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar nga ana e tij.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rastit.

 

Po ndodh...