
Plago*i me thi*ë një bashkëmoshatar, arrestohet 19-vjeçari në Dibër

Pas një operacioni të mirëkoordinuar nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me njësinë e inteligjencës policore, është arrestuar 19-vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim disa ditë më parë.
I riu u kap dhe u ndalua si i dyshuar për plagosjen me mjet prerës të një shtetasi gjatë një konflikti që ndodhi më 13 prill 2025, në lagjen “Dobrovë” të qytetit të Peshkopisë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Ndërkohë, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe vijon trajtimin mjekësor në spital.
Po në kuadër të hetimeve për këtë ngjarje, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë tre persona të tjerë, të cilët dyshohet se kanë fshehur ngjarjen duke mos e kallëzuar atë pranë autoriteteve.
Si rezultat i kontrolleve intensive, të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, u kap dhe u ndalua shtetasi E. E., 19 vjeç, banues në Peshkopi.
Ai u shpall në kërkim më datë 13.04.2025, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen “Dobrovë”, Peshkopi, ka goditur me mjet prerës, shtetasin E. Sh., 20 vjeç.
Dje, u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas, për moskallëzim të këtij krimi.
Ndërkaq, i dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Plas skandali: Interceptohet sondazh kundër SPAK-ut!
ide

Shkërdhatizimi i Politikës

Mos u tallni me pleqërinë e Berishës por me ëndrrën për tu bërë dhëndër sërish

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128