Plagosja e Ergys Shtyllës në Korçë, pas sherrit për një femër. Policia kontrolle për arrestimin e autorit

5 Shkurt 2025, 16:10 / AKTUALITET ALFA PRESS

Plagosja e Ergys Shtyllës në Korçë, pas sherrit për

Ngacmimi i një vajze në qytetin e Korçës, është bërë shkak për plagosjen me thikë të Ergys Shtyllës.

Shtylla dhe autori i krimit me inicialet D.M, që tashmë është shpallur në kërkim nga policia e qytetit, ka rezultuar të jenë konfliktuar për një femër, duke sjellë më pas përplasjen e tyre fizike.

D.M, e ka qëlluar me thikë në trup Ergys Shtyllën duke çuar në plagosjen e tij. Ndërsa është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes për të mos u kapur ende nga policia e qytetit.

Ndaj autorit të krimit ka nisur një procedim penal për akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje”, ndërsa një urdhër arresti është lëshuar nga prokuroria për arrestimin e tij.

Identifikimi i D.M është realizuar përmes dëshmisë së dhënë në polici nga vetë i plagosuri, Shtylla, i cili teksa po mjekohej në spitalin Rajonal të Korçës ka dhënë shpjegime dhe për policinë.

Tashmë policia po kryen veprime hetimore me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e D.M.

 

Po ndodh...