Plagosja e ish-efektivit/ Policia: Arma u shkrep në mënyrë të pavullnetshme, por autorin s’e dimë kush është

20 Korrik 2025, 20:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Plagosja e ish-efektivit/ Policia: Arma u shkrep në mënyrë
Policia e Sarandës ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me konfliktin e regjistruar mbrëmjen e sotme mbeti i plagosur ish-efektivi i Policisë, Adil Veli, 56 vjeç.

Blutë e qytetit bregdetar thonë se ka patur të shtëna me armë zjarri, por dalin direkt në konkluzionin se ato kanë qenë në mënyrë të pavullnetshme gjatë konfliktit.

Si pasoj e të shtënave nuk ka patur njeri të plagosur, ndërsa Adil Veli është goditur me tytën e armës së zjarrit pistoletë. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë. Ndërkohë Policia nuk thotë se kush është autori i dyshuar, por njofton se po punojnë për identifikimin e tij.

“Sarandë/Informacion paraprak. Sot, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me një send të fortë, dyshohet me tytën e një pistolete, shtetasi A. V., 56- vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet se gjatë momentit të goditjes me tytën e armës, arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar pasoja. Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj.”

 

Po ndodh...

ide