
Plagosje me armë zjarri në Velipojë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në Velipojë.
I plagosur ka mbetur shtetasi E.M. Policia është në vendngjarje. Ende nuk dihen shkaqet e plagosjes.
Paraprakisht dyshohet se plagosja ka ndodhur pas sherrit mes dy komshinjve.
I plagosuri ndodhet në sallën e operacionit.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve Velipojë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Emiljano Paloka, 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.
-
-
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë piktori i njohur
2 Prill, 22:15 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128