Plazhi pret, kujdes në rrugë/ Policia shton praninë në akset me fluks të shtuar turistësh, Baka: Masa për garantimin e rendit dhe sigurisë

Akset ku ka më shumë fluks automjetesh gjatë sezonit veror do të vijojnë të jenë në fokus të policisë.
‘’Rrugët që lidhin kryeqytetin me zonat bregdetare siç mund të jetë rruga interurbane kryesore Tiranë-Durrës apo edhe rruga që lidh Tiranën me Fushë Krujën sepse gjatë fundjavës jemi dëshmitarë të një fluksi të madh në këto segmente’’, tha Baka.
Gerhard Baka, Specialist i qarkullimit rrugor bën me dije dhe rrugët ku policia rrugore do të jenë të përqëndruar.
Baka thotë se që prej 15 qershorit numri i punonjësve të policisë rrugore që do të angazhohen për mbarëvajtjen e sezonit turistik është rritur.
‘’Duke filluar nga data 1 qershor deri me 15 shtator neve kemi filluar zbatimin e planit operacional që është për sezonin turistik.
Kjo do të thotë që ne kemi shtuar numrin e forcave të policisë rrugore
Këto masa janë për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë sezonit veror për turistët vendas e të huaj që kanë vendosur të kalojnë pushimet në territorin shqiptarë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
