“Po ku na i le ëndrrat”/ Reagon gruaja e Faton Hajrizit pas vrasjes në Serbi: O Zot nuk…
19 Korrik 2024, 20:33 / AKTUALITET

Bashkëshortja e Faton Hajrizit, i cili u ekzekutua pasi vrau policin serb, ka reaguar në rrjetet sociale. Mes rreshtave e reja ka shprehur pikëllimin e saj për vrasjen e të shoqit, ku krah një fotoje të çiftit me prindërit e Fatonit, shkruan:
“Po ku na i le ëndrrat tona? E le babën e nënën, Si na le dhe ike kaq shpejt. O zot! I dashur, ke për të qenë gjithmonë i pavdekshëm.”
Në një postim tjetër, krah të ndjerit e reja shkruan :
“O zot, nuk mund ta besoj që nuk je më në mesin tonë.”
Mesazhet e bashkëshortes ndaj Faton Hajrizit, vijnë pasi ai u ekzekutua të premten nga policia serbe për vrasjen e një polici serb në afërsi të Loznicës. Vrasja e policit serb nga Hajrizi ndodhi në orët e para të së enjtes në qytetin perëndimor të Serbisë.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
