Prej 9 ditësh masivi pyjor Pishë Poro-Darëzezë në flakë, si paraqitet situata sot

4 Tetor 2023, 19:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

Prej 9 ditësh masivi pyjor Pishë Poro-Darëzezë në

Pas 9 ditëve betejë të pandërprerë me flaket, në masivin pyjor të Pishë Poros dhe Darëzezës, situata duket më e qetë. 

BalkanWeb shkruan se pavarësisht ndërhyrjes nga toka dhe nga ajri djegia e pyllit ka lënë pas një katastrofë të rëndë mjedisore.

Aktualisht po punohet për shuarjen e trungjeve brenda vatrave ndërkohë që nga dita e nesërme e përgjatë tre ditëve në vijim efektivët zjarrfikës, efektivët e forcave të armatosura dhe punonjës të ADZM do të punojnë për neutralizimin e të gjitha vatrave deri në fikjen e plotë të zjarrit.

Ndërkohë nën kontroll duket situata edhe në kodrat me ullishte në Kraps të cilat u përfshinë nga flakët duke shkrumbuar qindra rrënjë ullinj, e duke u perhapur në anën tjetër të kodrës, drejt Portëzës, e madje deri në fshatin Grizë të Patosit.

Mjetet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për neutralizimin e flakëve pavarësisht terrenit të vështirë ndërsa në ndihmë të tyre janë angazhuar edhe banorët e zonës.

ide