Prokurorja e SPAK do të eleminohej nga banda e Laert Haxhiut, KLP thërret në mbledhje Dumanin, Ballën dhe Rrumbullakun

Këshilli i Lartë i Prokurorisë mblidhet ditën e sotme në orën 11:00 pas kërcënimit të jetës së prokurores Doloresa Musabelliu, e cila është marrë në mbrojtje nga SPAK.
Vendim i Këshillit të Ministrave numër 114, thotë se në rast të rrezikimit të jetës së prokurorit, komisioni i KLP mblidhet për të vendosur ruajtjen e posaçme të tij.
Kjo ruajtje duhet kërkuar me shkrim nga magjistrati, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ose Drejtuesi i Prokurorisë. Në takim janë thirrur edhe kreu i SPAK Altin Dumani, ministri Taulant Balla, kreu i gardës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe prokurorin Kreshnik Ajazi. Takimi vjen një ditë pasi Doloresa Musabelliu u mor familjarisht nën ruajtje nga SPAK. Fokusi i takimit do të jetë rishikimi i masave të ruajtjes së prokurorëve në Shqipëri.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
