“Qeveria selektive në zbatimin e ligjit”, DASH jehonë shembjes së Prestige Resort: “Hoteli u shkatërrua për të heshtur kritikat”

20 Mars 2023, 19:32 / POLITIKË ALFA PRESS

“Qeveria selektive në zbatimin e ligjit”, DASH jehonë

Shembja e Prestige Resort ka zënë një vend të rëndësishëm në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin e kaluar.

Si rrallëherë, ky sulm ndaj një biznesi përmendet në raport si një trysni mbi mediat.

Në raport thuhet se disa pronarë biznesesh, aktivistë të shoqërisë civile dhe politikanë akuzuan qeverinë për zbatim selektiv të ligjit për sekuestrimin e pronave për qëllime politike.

Po ashtu përmendet shembja në dhjetor e një hoteli nga Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, duke përmendur si arsye shkelje të rënda të ligjeve të ndërtimit.
Në raport përmendet fakti që pronari i hotelit, që është edhe pronar i disa mediave dhe bizneseve të tjera, pretendon se hoteli i tij u shkatërrua për të heshtur kritikat dhe kundërshtimet, ndërkohë që qeveria tha se veproi në përputhje me ligjet në fuqi.

 

Po ndodh...