Rënia e skelës së pallatit në ndërtim ku u plagosën dy kalimtarë, policia arreston tre persona, mes tyre edhe pronari i firmës
23 January 2024, 09:15 / AKTUALITET

Policia ka arrestuar tre persona në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, ku skela e një pallati në ndërtim ra duke plagosur dy kalimtarë.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se janë arrestuar inxhinieri i firmës që merrej me sigurinë, pronari i firmës dhe punëtori të cilit i ra skela.
Tiranë
Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe.
Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale.
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
Nga Indrit Gjyzeli
ide
(Pa)Besa e Edi Ramës!
Nga Sidi Hasanaj
Të gjithë po e lexojnë gabim këtë protestë
Nga Red Varaku
Diktatura që nuk ka nevojë për pranga
Nga Ardi Stefa
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

