U hodh në lumë sapo e pa për të shpëtuar 59-vjeçaren në Bunë, njihuni me policin hero

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku një 59-vjeçare u shpëtua nga afektivët e policisë, pasi tentoi që t’i japë fund jetën në lumin Buna.
Bëhet me dije se efektivi që rrezikoi jetën e tij dhe u hodh në ujë për të shpëtuar 59-vjeçaren është Erixhon Senko.
26-vjeçari Senko me origjinë nga Gramshi ishte duke bërë një patrullim rutinë, në momentin që ka venë re gruan që është hedhur në lumë. Ai është futur direkt pas saj, duke notuar dhe ka arritur ta nxjerrë në kohë nga uji, duke i shpëtuar jetën.
Veprimi i tij, tregon se efektivi shërben me përkushtim dhe ndjenjë përgjegjësie dhe ka sjellë reagime të shumta në rrjetet.
Ndërsa sa i përket 59-vjeçares, dyshohet se ajo ishte në gjendje të rënduar psikologjike, në momentin që ka dashur të kryejë aktin e rëndë.
Ajo ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
