Guardiola flet para finales me Arsenalin: Ky sezon ka qenë më shumë se i mirë! E di se çfarë i mungon Sitit...

22 Mars 2026, 12:30 / SPORT ALFA PRESS

Guardiola flet para finales me Arsenalin: Ky sezon ka qenë më

Arsenali dhe Mançester Siti do të luajnë në orën 17:00 në finalen për Kupën e Karabaos. Në prag të kësaj sfide, ka folur trajneri Pep Guardiola.

“Nuk e di çfarë do të ndodhë, por ky sezon ka qenë më shumë se i mirë. Sigurisht, nëse e gjykon nga titujt, atëherë është e qartë se na duhet diçka më shumë.”

Kur u pyet se çfarë i mungon aktualisht skuadrës së Sitit, trajneri preferoi të mos hynte në detaje, por la të kuptohej se përgjigjja ekziston: “E di, e di… por nuk do ta them. Por e di, dhe lojtarët e dinë gjithashtu”, përfundoi ai.

Po ndodh...

ide