Rrjedhje gazi tek një karburant në Tiranë, evakuohen banorët, bllokohet qarkullimi
30 Shtator 2023, 12:20 / AKTUALITET

Policia e Tiranës njoftoi se sot rreth orës 11:35, në rrugën “Sadik Petrela”, në një karburant, është çarë një tub gazi i karburantit. Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të ambulancës dhe të zjarrfikëses dhe teknikët të cilët po punojnë për rregullimin e defektit.
Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët dhe për çështje sigurie është bllokuar përkohësisht rruga e urës së Shkozës dhe perimetri që ka rrezikshmëri. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes."
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
