Rrumbullaku zbaton vendimi e gjykatës, pezullon nga detyra Ervin Muçën

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Tiranës, ka marrë vendimin për të pezulluar nga detyra drejtorin e Departamentit të IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça.
Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Hyrja e Paautorizuar Kompjuterike”, pasi ka rezultuar si personi që ka hyrë në sistemin TIMS i paautorizuar dhe ka eksportuar të dhënat.
Prokuroria e Tiranës kërkoi sot caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga detyra” për Ervin Muçën.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH, të pezullojë menjëherë nga detyra drejtuesin e Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit, E. M.
Më datë 09.04.2024, Drejtori i Përgjithshëm është njohur me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe urdhrin e ekzekutimit të Prokurorisë Tiranë, për masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuara për këtë shtetas.”
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



