
“Safet Bajri s’u gjet në banesë”/ Lala për masakrën e Dobraçit: Dyshohet se në atentat është plagosur dhe Eljo Hato. Kush janë personat nën hetim

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin Open në News 24 dha detaje në lidhje me aksionin e sotëm të RENEA-s në Shkodër, kontrolle që dyshohet se janë bërë në lidhje me masakrën në Dobraç.
Lala tha se ka pasur kontrolle në banesën e Safet Bajrit dhe se ai nuk është gjendur në banesë. Ajo shtoi se zyrtarisht nuk ka një urdhër-arresti për Safet Bajrin. Lala nënvizoi se pjesëtarët e grupit kriminal Bajri, grupi i Izmir Sakicës, Astmer Bilali e Eljo Hato janë nën hetim për masakrën.
Lala gjithashtu tha se përpos Ibrahim Licit, në këtë ngjarje dyshohet se është plagosur edhe Eljo Hato. Më pas, ajo dha detaje të tjera për hetimet që po zhvillohen për masakrën e Dobraçit, por edhe për ngjarje të tjera kriminale që kanë tronditur Shkodrën.
Klodiana Lala: Zyrtarisht për Safet Bajrin nuk ka urdhër-arresti. Është kërkuar kontroll në banesë dhe shoqërimi për veprime hetimore. Pjesëtarët e grupit kriminal Bajri, Izmir Sakica, Astmer Bilalit dhe Eljo Hato janë në hetim për masakrën. Dyshohet se Eljo Hato mund të ketë mbetur i plagosur gjatë ngjarjes. I plagosur kujtojmë se dyshohet se mbeti edhe Ibrahim Lici. Safet Bajri nuk u gjet në banesë. Nuk mund të them se çfarë kërkonin hetuesit nga Safet Bajri. Por, Safet Bajri dhe grupi i Izmir Sakicin dhe Eljo Haton e Astmer Bilali po hetohen zyrtarisht.
Prokuroria është vënë në gjurmë të disa provave dhe detajeve, që janë hetime të mbyllura e është sekret hetimor. Në kuadër të hetimit po kërkohet Safet Bajri. Iu është komunikuar arrest me burg shtetasve Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, por ky urdhër-arrest është për ngjarjen e gushtit 2024. Është firmosur urdhër-arrest dhe për dy persona të tjerë.
Më 23 gusht 2024, S.Troishani dhe Izmir Sakica e dy persona të tjerë të shpallur në kërkim kanë shkuar tek dy persona dhe ka pasur përplasje mes dy grupeve, mes Prendëve dhe grupit të Izmir Sakicës. Në dorën e Samuel Troshanit janë gjetur gjurmë baruti. Ata kanë shkuar për të kryer vrasje. Izmir Sakica dhe Samuel Troshani ishin në kërkim policor edhe për masakrën e Dobraçit. Ata kishin dhunuar edhe Vladimir Bruçin. Pozita sot e tyre është rënduar, kanë akuzë për grup kriminal dhe për “krijimi i kushteve për të kryer vrasjen”.
Për masakrën e Dobraçin është arrestuar një person që ka vjedhur makinën në Durrës, Xhuljo Vuksani. Vuksani ka udhëtuar me Arlind Bushatin, para se të ndodhte ngjarja dhe ndaj tij është ngritur akuza e ndodhet në burg dhe tashmë Prokuroria është duke ecur në hetime. Me sa duket prokurorët kanë diçka në dorë. Kjo është situata me gjitha ngjarjet. Ka dosje voluminoze për ngjarje të rënda në Shkodër, që janë bashkuar në një dosje. Ka dyshime se disa atentate në Shkodër janë urdhëruar nga një grup kriminal, që mund të kenë përdorur vrasës me pagesë. Sesa do zbardhë SPAK këto ngjarje, do të shikohet në të ardhmen. Bajret dhe Licet janë në përplasje të ashpër, që kur Lulzim Kullës iu vu tritol.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide

Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128