
"Sakrifikuan babanë që të mos dilte sekreti", priten arrestime të tjera për vrasjes e Pëllumb Metës, ja çfarë dyshon policia

Priten arrestime të tjera në lidhje me vrasjen e Pëllumb Metës. Policia e Durrësit po vijon me intesitet hetimet në lidhje me zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 10 shkurt.
Burime nga grupi hetimor pohojnë se ka dyshime të forta që bashkëshortja e Pëllumb Metës dhe njëkohësisht nëna e tre fëmijëve të arrestuar të jetë iniciatorja kryesore në vrasjen e 50 vjeçarit dhe asgjësimin e kufomës.
Blerina Meta është lënë qëllimisht e lirë nga policia për të zbuluar detaje të tjera që grupit të hetimit i nevojiten për të zbuluar të vërtetën. Hetuesit po mbajnë në survejim me metoda speciale Blerina Metën. “Nuk e besojmë që shkak për vrasjen të ketë qenë historia e fejesës.
Ne mendojmë se diçka tjetër fshihet. Ata sakrifikuan kryefamiljarin që mos të dilte ai sekret nga gjiri i familjes. Po punojmë me intesitet, me metoda aktive dhe proaktive.
Kemi dyshime të forta se iniciatorja kryesore e kësaj ngjarjeje të jetë Blerina Meta”,- thanë burime nga grupi hetimit.
-
-
Detajet/ Vrasja e Edmond Mustafës në Tivar, arrestohet një person
27 Shkurt, 12:03

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128